Vërshimi i ujërave dhe inerteve në Përmet, evakuohen 4 familje
Reshjet intensive që kanë përfshirë zonën e Përmetit kanë shkaktuar dëme, duke sjellë edhe evakuimin e banorëve. Në një zonë të qytetit ka ndodhur vërshim ujërash dhe materialesh inerte, duke rrezikuar jetën e banorëve.
Shërbimet e emergjencave civile kanë ndërhyrë, duke bërë të mundur evakuimin e 4 familjeve. Banorët e evakuuar janë sistemuar përkohësisht në mjediset e konviktit, të ofruara nga Bashkia Përmet.
Sipas emergjencave civile, situata e motit të keq është nën monitorim të vazhdueshëm.
Prej disa ditësh, vendi ynë është prekur nga ky mot i keq me reshje shiu dhe dëbore. Situata më problematike paraqitet edhe në qarqet Shkodër, Vlorë, Lezhë, Durrës, Fier, Berat dhe Gjirokastër.
Gjatë orëve të fundit ka patur rritje të niveleve të lumenjve në disa qarqe të vendit, duke shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore dhe banesave, rrëshqitje dherash, dëmtime infrastrukturore dhe bllokime rrugësh.
Ndërkohë, ministria e Mbrojtjes iu bën thirrje të gjithë banorëve në zonat e prekura: – Të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore dhe të Mbrojtjes Civile;- Të shmangin lëvizjet e panevojshme, veçanërisht në zona të përmbytura ose me rrëshqitje dherash;- Të raportojnë.
Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së
Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar droge drejt Finlandës
- 16:13 Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së
- 16:06 Pas kritikave të shumta, Pentagoni ndryshon mënyrën e raportimit të viktimave në luftën me Iranin
- 16:04 Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt
- 15:55 Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës
- 15:52 Protesta në Mallorca, dhjetëra mijëra njerëz kundër turizmit masiv
- 15:44 SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar droge drejt Finlandës