Rritet niveli i lumit Vjosë, bllokohet Ura e Mifolit

8 Janar 2026 | 16:02

Niveli i lumit Vjosë po vazhdon të pësojë një rritje, ujë i cili kalon dhe urën e vjetër të Mifolit. Ura e Mifolit ndërkohë është bllokuar nga uji dhe policia ka vendosur shiritin për të mos lejuar banorët të kalojnë në atë territor.

Raportimet nga vendngjarja bëjnë me dije se uji i lumit Vjosë po mbulon çdo gjë në tregun e gjësë se gjallë në Mifol. Uji arrin deri në hyrjen kryesore të tregut nga ku ka nisur fortifikimi i saj me baltë, në mënyrë që të krijohet një barriere mbrojtëse për ujin e lumit.

Kjo situatë problematike ka vijuar prej disa ditësh nga moti i keq me reshje shiu dhe dëbore. Situata më problematike paraqitet në qarqet Shkodër, Vlorë, Lezhë, Durrës, Fier, Berat dhe Gjirokastër.

Për shkak të rritjes së niveleve të lumenjve në disa qarqe të vendit, janë shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore dhe banesave, rrëshqitje dherash, dëmtime infrastrukturore dhe bllokime rrugësh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD kërkon mbledhje urgjente të Këshillit për Legjislacionin për vlerësimin e marrëveshjes së huasë me SHBA

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon thirrjen urgjente të mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së shqyrtimit, me procedurë të...
15:04 | 27/07/2026

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026

“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve

Në Bazën Ajrore të Farkës është prezantuar plani kombëtar i gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve, në një aktivitet ku morën pjesë kryeministri Edi...
13:46 | 27/07/2026