VIDEO/ Përmbytjet në Durrës, banorët e Kënetës në protestë

8 Janar 2026 | 17:25

Dhjetëra banorë të zonës së Kënetës në Durrës janë ngritur në protestë duke kërkuar mbajtjen e përgjegjësive lidhur me përmbytjet që shkaktuan 1 viktimë dhe dëme të shumta materiale në këtë qark.

Më herët gjatë ditës Prokuroria e Durrësit njoftoi se ka nisur hetimet lidhur me përmbytjet për tre vepra penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

Një punonjës i Ndërmarrjes Komunale Plazh në Bashkinë e Durrësit është gjetur i pajetë në një kanal të enjen, duke u konsideruar si viktima e parë e përmbytjeve të ditëve të fundit në qytet.

Në një njoftim zyrtar, Bashkia e Durrësit bën me dije se viktima, shtetasi Astrit Hysenaj, më datë 6 janar 2026, është paraqitur normalisht në vendin e punës në orën 06:00, ku ka ushtruar detyrën deri rreth orës 10:30, moment në të cilin është larguar nga ambientet e punës.

Sipas bashkisë, rreth orës 16:00, familjarët e tij kanë kontaktuar përgjegjësin e Ndërmarrjes Komunale Plazh për të marrë informacion, pasi Hysenaj nuk ishte kthyer në banesë. Përgjegjësi i ndërmarrjes i ka informuar se punonjësi ishte larguar nga puna në orën 10:30.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së

Parlamenti i Shqipërisë miratoi këtë të hënë, në seancën e dytë plenare pas asaj të orë 10:00, marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me...
16:13 | 27/07/2026

Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt

Sekretariati i Etikës do të mblidhet të martën e 28 korrikut në orën 09:30 për kërkesën per përjashtimin e deputetit dhe kreut të Partisë Mundësia,...
16:04 | 27/07/2026

SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar droge drejt Finlandës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim një grup kriminal të trafikimit të drogës drejt Finlandës. SPAK ka dërguar...
15:44 | 27/07/2026