Automjeti me 3 persona bllokohet nga bora në malet e Gramshit, humbet kontakti prej orësh

8 Janar 2026 | 17:54

Një automjet tip foristradë, me tre persona brenda ka mbetur i bllokuar mes dëborës në aksin rrugor Kukur-Rovje, në zonën malore të Gramshit. Trashësia e dëborës në këtë segment arrin mbi 60 centimetra, duke e bërë rrugën të pakalueshme.

Personat e bllokuar janë banorë të zonës, të cilët po ktheheshin nga puna e përditshme në fshatin Kukur drejt banesave të tyre në fshatin Rovje.

Reshjet e dendura të borës kanë nisur që në orët e para të mëngjesit dhe vijojnë ende me intensitet të lartë.

Banorët e mbetur në rrugë kanë apeluar për ndihmë, ndërsa prej më shumë se dy orësh ka humbur çdo kontakt me ta. Të shqetësuar për gjendjen e tyre, banorë të fshatit janë nisur në këmbë për t’i gjetur dhe për t’u ardhur në ndihmë, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike.

Situata në zonë paraqitet kritike, pasi prej mëngjesit mungon edhe energjia elektrike, ndërsa rrugët janë të bllokuara. Kërkohet ndërhyrje urgjente e strukturave përkatëse për hapjen e rrugës dhe shpëtimin e personave të bllokuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026