Zjarri i madh te ‘5 Maji’, gazetari: Flakët jashtë kontrollit

8 Janar 2026 | 20:08

Një zjarr i madh ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në zonën ‘5 Maji’ në Tiranë. Në një lidhje live për Euronews, gazetari Thimi Samarxhi tha se zjarri është i përmasave shumë të mëdha.

Sipas tij, zjarri ka përfshirë përveç tregut edhe një godinë tjetër pranë vendit të ngjarjes. Ai thekson se flakët janë aq të mëdha sa reja e tymit ka mbuluar zonën, dhe flakët rrezikojnë ndërtesat përreth.

Gazetari i cili banon pranë zonës ku ka rënë zjarri, bëri thirrje për angazhimin e një helikopteri për të shuar flakët.

https://streamable.com/ocwqtu

Punonjës të shumtë të zjarrfikëses janë angazhuar për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij.

Nga burime thuhet se janë rreth 15 automjete zjarrëfikëse dhe 70 trupa personel që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e zjarrit dhe tymit të dendur, banorët e pallateve përreth janë evakuuar nga banesat e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026