Situatë kritike në Gramsh, moti i keq izolon disa fshatra
Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar një situatë të rënduar në njësinë administrative Kukur, në bashkinë Gramsh, duke bllokuar rrugët dhe izoluar disa fshatra. Sipas të dhënave nga zona, pesë fshatra janë aktualisht të pakalueshme, ndërsa problematika më e theksuar paraqitet në fshatin Rovjë, ku trashësia e dëborës ka arritur deri në 70 centimetra, duke pamundësuar qarkullimin e mjeteve.
Prej më shumë se 24 orësh, nëntë fshatra të kësaj njësie kanë mbetur pa energji elektrike. Si pasojë e bllokimit të rrugëve dhe kushteve të vështira atmosferike, është pezulluar edhe procesi mësimor në gjashtë shkolla të zonës.
Banorët raportojnë se as mjetet e transportit publik nuk kanë mundur të qarkullojnë, duke e lënë komunitetin tërësisht të izoluar dhe duke vështirësuar furnizimin me ushqime dhe shërbime bazë. Nga fshati Rovjë, banorët i bëjnë thirrje autoriteteve për ndërhyrje urgjente në hapjen e rrugëve dhe rikthimin e shërbimeve, ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për masa konkrete nga institucionet përgjegjëse.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur