Lëvizje e re në Karaibe: SHBA-të sekuestrojnë një anije cisternë që ishte nisur nga Venezuela
Shtetet e Bashkuara janë në proces të sekuestrimit të cisternës Olina në Karaibe pranë Trinidadit, si pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të kontrolluar eksportet e naftës venezueliane, tha një zyrtar amerikan të premten.
Anija Olina , për të cilën baza e të dhënave publike Equasis tregon se ishte “me flamur të rremë” për në Timorin Lindor, më parë kishte lundruar nga Venezuela dhe ishte kthyer në rajon, sipas një burimi të industrisë së transportit detar të njohur me çështjen.
Kur të përfundojë, ky do të jetë sekuestrimi i pestë i anijeve nga Uashingtoni në javët e fundit.
“Sistemi i gjurmimit AIS, i anijes, ishte aktiv për herë të fundit 52 ditë më parë në EEZ-në e Venezuelës, në verilindje të Curacaos. Sekuestrimi vjen pas një ndjekjeje të zgjatur të cisternave të lidhura me dërgesat e paligjshme të naftës nga Venezuela në rajo”, tha firma britanike e menaxhimit të riskut detar Vanguard .
Olina u largua nga Venezuela javën e kaluar plotësisht e ngarkuar me naftë si pjesë e një flotiljeje menjëherë pas arrestimit të Nicolas Maduros nga SHBA-të dhe po kthehej në vend plotësisht e ngarkuar, sipas një burimi të industrisë së energjisë. SHBA-të vendosën sanksione ndaj cisternës në janar të vitit të kaluar, kur ajo quhej “Minerva M” dhe sipas Uashingtonit, ishte pjesë e të ashtuquajturës flotë hije e anijeve që lundrojnë me rregullore minimale ose sigurim të njohur.
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon