Milan-Maignan, drejt “tymit të bardhë”! Rinovimi gati, por agjentët mbajnë peng firmën

10 Janar 2026 | 18:17

Marrëveshja ekonomike mes klubit dhe lojtarit është praktikisht e mbyllur. Palët kanë rënë dakord për një kontratë deri në vitin 2029, me opsion rinovimi deri në 2030, dhe për një rritje të ndjeshme page: nga 2.8 milionë euro aktualisht në 5.5 milionë euro fikse, që me bonuse mund të shkojë deri në 7 milionë euro në sezon. Kjo do ta vendoste Maignan në nivelin e liderëve të skuadrës, në të njëjtin rang financiar me Rafa Leao.

Megjithatë, firma përfundimtare varet nga kërkesat e agjentëve të portierit, të cilët po shfrytëzojnë faktin se kontrata aktuale skadon më 30 qershor 2026. Një largim si lojtar i lirë do t’u siguronte atyre komisione më të larta nga një klub i ri, duke rritur presionin në negociata.

Takimi i radhës mes palëve pritet të jetë vendimtar. Vetëm pas tij, Milani shpreson të shohë më në fund “tymin e bardhë” dhe të mbyllë një nga dosjet më të rëndësishme të sezonit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kupa e Botës 2026, Kane dhe Bellingham kanë shënuar 12 nga 13 golat e Anglisë

E pabesueshme, por e vërtetë.  Kombëtarja e Anglisë, në rrugën e saj drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Botës 2026, ka shënuar 13 gola në ndeshjet e grupeve...
13:23 | 13/07/2026

Cole: Messin do ta vëmë në gjumë, Anglia shkon në finale

Ish-mesfushori i Anglisë, Joe Cole, beson se “Tre Luanët” kanë gjithçka që u nevojitet për ta eliminuar Argjentinën dhe Lionel Messin në gjysmëfinalen e Kupës...
12:22 | 13/07/2026

Hidhet shorti i Superiores, derbi Partizani-Tirana luhet në javën e 6-të

Është hedhur këtë të hënë shorti për kalendarin e sezonit të ri të Superligës Shqiptare. Ceremonia u zhvillua në orën 11:00 në ambientet e “Shtëpisë...
12:06 | 13/07/2026