Dumani takim me amerikanët, priten lekundje të forta! Gazetari analizon mesazhet

10 Janar 2026 | 21:18

Këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, me moderatore Gretën Topjana, u diskutua rreth ecurisë së SPAK-ut nën drejtimin e Klodian Brahos dhe mbështetjes së SHBA-së për këtë strukturë. Gjatë emisionit, gazetari Xhoi Malësia dha detaje shtesë mbi këtë mbështetje.

“Ky ishte një takim shumë i rëndësishëm, edhe pse zoti Braho u emërua zyrtarisht në dhjetor. Këto kanë qenë ditët e para të vitit 2026, ku ka pasur një ndryshim ose ripërcaktim të roleve. Në postimin e Ambasadës Amerikane shihet edhe zoti Dumani, i cili do të jetë dhe më tej drejtuesi i seksionit të jashtëm. Mendoj se është një tranzicion i rëndësishëm, pasi të gjithë prisnin ndoshta një ngadalësim të ritmit pas largimit të Dumanit. Por duket se do të ketë një vazhdimësi të qartë. Direkt pas këtij takimi, puna vazhdoi me dy dosje, dhe presim një dosje të bujshme në vijim. Ka një mbështetje të vazhdueshme nga SHBA për SPAK-un,” tha gazetari Malësia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Përdorimi i burimeve shtetërore gjatë fushatave zgjedhore duhet të marrë një trajtim më të qartë ligjor. Ky ishte mesazhi i kreut të Komisionit Qendror të...
20:17 | 28/07/2026

Gjiknuri: Nuk besoj se ndonjë zgjidhje absolute jep rezultat në dobi të zgjedhjeve

Përdorimi i administratës dhe burimeve shtetërore gjatë fushatave elektorale ishte në qendër të diskutimeve në tryezën e organizuar nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për reformën...
18:20 | 28/07/2026

Përgjimet e SPAK për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, prokurori Prençi: Çfarë pune i kreve? Përgjigjet Shkreli

Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli si dhe nga përgjimet telefonike gjatë komunikimeve të...
15:26 | 28/07/2026