Probleme në furnizimin me energji elektrike në disa zona rurale të qarkut Korçë
Probleme me furnizimin me energji elektrike janë evidentuar në disa zona rurale të qarkut Korçë, ku aktualisht rezultojnë të stakuar 6 fidera, duke lënë rreth 600 abonentë pa energji.
Situata paraqitet problematike në zona të Korçës, Maliqit, Pogradecit dhe Ersekës, ndërsa Bilishti nuk raporton ndërprerje. Defektet janë shfaqur në rrjetin shpërndarës dhe kanë prekur kryesisht abonentë ruralë.
Ekipet teknike ndodhen në terren dhe po punojnë për evidentimin dhe riparimin e defekteve, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike.
Ndërkohë, fiderat që furnizojnë konsumatorët e rëndësisë së veçantë janë në funksion, ndërsa Hidrovori i Pogradecit vijon punën normalisht.
Situata po ndiqet në mënyrë të vazhdueshme dhe po merren masat e nevojshme për stabilizimin e rrjetit dhe rikthimin e energjisë për abonentët e prekur.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur