Fuqitë e mëdha drejt përplasjes, Gaba: Kush po përgatit goditjen?

11 Janar 2026 | 21:46

Analist, Gentian Gaba i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania ka folur lidhur me sulmet amerikane në Venezuelë dhe hapat e radhës që pritet të ndodhin në politikën botërore. Gaba u shpreh se ngjarjet e fundit që po ndodhin në botë tregojnë për një përballje që do të ndodhë. Ai theksoi se kjo përballje nuk do të ndodhë në Evropë.

Sipas tij SHBA krijon rregullat dhe garanton sigurinë ndërkohë që Kina përmes hileve tenton t’i vendosë minat sistemit ndërkombëtar të ngritur nga Amerika.

“Fuqitë e mëdha janë grabitqare por e justifikojnë atë se natyra e sistemit është e tillë. Në qoftë se në këtë sistem po shohim qe po ndodhim shumë ngjarje, kemi Venezuelën, Iranin, Kubën dhe Groenladën. Po shohim fuqitë e mëdha që po bëjnë gati për një përballje që nuk do të ndodhë në Evropë.

Në Evropë kemi Rusinë të dalë nga ajo luftë që ka futur veten do t shikojë se bota ka ndryshuar dhe se ka mbetur një proksie e Kinës.

Po nga ana tjetër Venezuela, Irani, Groenlanda, Kuba janë një përgatitje që SHBA bën për të na tranzituar se të paktën kemi interesa strategjike si komb të lidhura me ta drejt një bote më të sigurt.

Besoj se shumë nga ju e kanë lexuar “Revoltën e Altalist”, rregullat që krijoi SHBA me fituesit e Luftës së dytë Botërorë por kryesisht Amerika filluan të përdoreshin nga Kina. Filloi te behej një free rider.

Amerika krijon rregullat, garanton sigurinë, i lejon Kinës  të bëjë  një kapërcim mirëqenie marramendës në shumë pak vite. E fut në organizatën ndërkombëtare WTO dhe Kina përfiton nga sistemi i ngritur për ti futur minat sistemi ndërkombëtar të ngritur nga Amerika duke përdoru hilet për ta bërë të pa menaxhueshme sipas saj që ishte orkestruesi  i këtij sistemi dhe në bazë të përfitimeve që kemi patur rezulton më i miri”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026