Situata nga moti në Qarkun e Elbasanit, ngrica në zonat malore dhe në disa segmente rrugore
Temperaturat e ulëta kanë përfshirë Qarkun e Elbasanit, duke shkaktuar ngrica në zonat malore dhe në disa segmente rrugore.
Autoritetet kanë ndërmarrë masa preventive për të garantuar sigurinë e qarkullimit.
Në akset nacionale Elbasan–Qafë Thanë dhe Elbasan–Gjinar, për shkak të rënies së temperaturave, është hedhur kripë në pikat problematike, duke mundësuar qarkullimin normal të mjeteve. Gjatë mbrëmjes së djeshme, ekipe të posaçme kanë ndërhyrë me kripë edhe në disa rrugë të qytetit të Elbasanit.
Ndërkohë, situata hidrologjike paraqitet e qëndrueshme. Prurjet e lumit Shkumbin dhe përroit të Zaranikës janë në rënie dhe nuk paraqesin rrezik për popullsinë. Edhe shkarkimet nga HEC Banjë janë ulur, duke arritur në rreth 190 metër kub në sekondë, në përputhje me prodhimin energjetik.
Autoritetet lokale vijojnë monitorimin e situatës dhe u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në akset rrugore, për shkak të kushteve të vështira atmosferike.
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:58 Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)