Policia e Shtetit nderon dëshmorët në 113-vjetorin e krijimit

13 Janar 2026 | 10:13

Me rastin e 113-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, paraditen e kësaj të marte, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Drejtuesi Madhor Ilir Proda, së bashku me familjarë të Dëshmorëve të Policisë, vendosën kurora me lule në memorialin përkujtimor të Dëshmorëve të Policisë, të rënë në krye ose për shkak të detyrës.

Drejtori Proda shprehu mirënjohjen e pakufishme dhe nderimet më të larta për veprën e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, të cilët janë njëkohësisht Dëshmorë të Atdheut, gjaku i të cilëve qëndron në flamurin kombëtar dhe në themelet e kombit.

“Sakrifica sublime dhe emri i secilit prej ish-kolegëve të rënë gjatë përballjes me krimin janë motive të forta pse Policia e Shtetit është sot më e angazhuar se kurrë, për t’i ruajtur të denja simbolin kombëtar, jetën dhe pronën e çdo qytetari. Gjatë këtyre 113 viteve, 231 punonjës policie, 231 Dëshmorë, më të mirët prej nesh, dhanë gjithçka, duke vendosur jetën e tyre mbi çdo rrezik, për të mbrojtur qytetarët dhe ligjin.Organizata jonë nuk është perfekte, ashtu si dhe ne nuk jemi të tillë. Të gjithë ne jemi në sfidë të përditshme, sfidë me veten, sfidë me standardet, sfidë me pritshmëritë, për të mësuar nga gabimet dhe për t’u përmirësuar. Rezultatet e vitit të kaluar tregojnë se bashkëpunimi dhe koordinimi me partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë janë baza e suksesit tonë. Policia e Shtetit është tashmë një partner i besueshëm dhe i barabartë, e angazhuar në skuadra hetimore dhe operacione të përbashkëta kundër krimit të organizuar dhe krimeve globale, në funksion të rritjes së sigurisë kombëtare, rajonale dhe më gjerë. Të nderuar qytetarë, Policia e Shtetit është e juaja. Besoni në sakrificën dhe punën tonë! Nderim për çdo punonjës policie që shërben me përkushtim dhe dinjitet! Mirënjohje familjeve të dëshmorëve dhe qytetarëve, për mbështetjen dhe besimin!Lavdi Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, lavdi Dëshmorëve të Atdheut”, tha Proda.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Artistë të rinj shqiptarë mes arbëreshëve të Italisë për të rilidhur fillin e kujtesës

Nga 6 korriku deri më 3 gusht 2026, fshati i Spezzano Albanese (Spixana) do të bëhet skena e një rikthimi në origjinë që tejkalon kufijtë...
10:25 | 23/06/2026

Provimi i fundit i Maturës Shtetërore, maturantët testohen në lëndën me zgjedhje

Maturantët po zhvillojnë këtë të martë provimin e fundit të Maturës Shtetërore, atë të lëndës me zgjedhje. Qindra nxënës i janë drejtuar qendrave të testimit...
09:17 | 23/06/2026

Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa qarqe

Policia e Shtetit ka vijuar këtë të martë me një sërë lëvizjesh dhe emërimesh në nivelet drejtuese, pas përfundimit të konkurrimeve për drejtues qarqesh dhe...
09:14 | 23/06/2026