Çahet argjinatura e lumit Seman në Fier: Përmbyten 20 banesa, familjarët humbasin kontaktet me të afërmit e tyre
Çarja e argjinaturës së lumit Seman në disa segmente ka shkaktuar përmbytje të rënda në fshatin Hasturkas, në njësinë administrative Libofshë, duke vënë nën ujë qindra hektarë tokë bujqësore dhe rreth 20 banesa. Situata është përkeqësuar gjatë natës, kur niveli i ujit ka vijuar të rritet, duke detyruar banorët të qëndrojnë në gatishmëri të plotë mes frikës dhe pasigurisë.
Përgjatë gjithë natës janë evakuuar 9 persona, të cilët janë strehuar tek të afërmit e tyre, ndërsa disa familje shprehen të shqetësuara për fatin e njerëzve të tyre me të cilët kanë humbur kontaktet për shkak të izolimit të zonës nga uji. Banorët tregojnë se përmbytja ka ardhur papritur, duke mos u lënë kohë të shpëtojnë orenditë shtëpiake apo bagëtitë.
Në zonë kanë mbërritur forcat e ushtrisë, të cilat po operojnë me varka, veçanërisht pranë zonës detare dhe stallave të bagëtive, për të evakuuar jo vetëm çobanët, por edhe krerët e bagëtive të mbetura të rrezikuara nga uji. Operacioni i evakuimit po zhvillohet në kushte të vështira, ndërsa prurjet e lumit vijojnë të mbeten të larta.
Banorët e Hasturkasit fajësojnë njëzëri institucionet përgjegjëse për mosmarrjen e masave në kohë, duke theksuar se argjinatura e Semanit ka qenë prej vitesh e amortizuar dhe problematike, pa ndërhyrje serioze për forcimin e saj. Sipas tyre, kjo situatë ishte e paralajmëruar dhe mund të ishte shmangur me investime parandaluese.
Ndërkohë, autoritetet lokale janë në terren për vlerësimin e dëmeve, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë një bilanc më të qartë të situatës dhe të pasojave që përmbytja ka lënë pas, si në bujqësi ashtu edhe në banesa.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh