Vendet evropiane thërrasin në takime ambasadorët iranianë, shkak dhuna ndaj protestuesve në Iran
Shumë vende evropiane kanë thirrur ambasadorët iranianë për të denoncuar shtypjen e dhunshme të protestave që po zhvillohen në vend. Franca thirri këtë të martë ambasadorin iranian në Paris për të denoncuar dhunën shtetërore të ushtruar pa dallim kundër demonstruesve paqësorë.
Ministri i Jashtëm në Francë, Jean-Noel Barrot shtoi se shtypja e protestuesve është e papranueshme, e padurueshme dhe çnjerëzore. Sipas tij nuk mund të ketë pandëshkueshmëri për ata që i drejtojnë armët e tyre kundër demonstruesve paqësorë”.
“Ia përcolla këtë dënim Ministrit të Jashtëm iranian dhe do t’ia përsëris ambasadorit iranian në Francë, të cilin e thirra sot”, tha ai.
Spanja, Holanda, Finlanda, Portugalia dhe Belgjika njoftuan gjithashtu se sot ministritë e tyre të jashtme kishin thirrur përfaqësuesin e Republikës Islamike të Iranit në vendin e tyre për të protestuar kundër dhunës me të cilën po trajtohen protestuesit.
Ministria e Jashtme gjermane gjithashtu ka reaguar duke theksuar se veprimet brutale të regjimit iranian kundër popullit të vet janë tronditëse.
“Ne i bëjmë thirrje Iranit të ndalojë dhunën kundër qytetarëve të tij dhe të respektojë të drejtat e tyre. Ambasadori iranian u thirr sot në Ministrinë e Jashtme’, thuhet në reagim.
Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani dhe Portugalia gjithashtu kanë thirrur ambasadorin iranian. Lisbona bëri thirrje Iranit që të respektohen të drejtat e qytetarëve.
Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”