Tarifa të reja për sigurimin e makinës, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje

13 Janar 2026 | 19:50

Siguracioni i makinës nuk do të kushtojë njëlloj për të gjithë duke nisur nga ky vit. Drejtuesit e automjeteve do ta paguajnë atë, bazuar ne historikun e dëmeve, përvojës dhe llojit të makinës.

Drejtuesit e automjeteve me aksidente të përsëritura, të rinjtë pa eksperiencë dhe mjetet me fuqi të lartë motorike do të paguajnë më shumë për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve, gjatë këtij viti dhe në vijim. Në të kundërt, drejtuesit me historik të pastër pa dëme, makinat e reja dhe ato me fuqi të ulët motorike do të përfitojnë ulje të primit të sigurimit.

Sipas faktorëve të riskut të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, çmimi final i sigurimit nuk përcaktohet vetëm nga historiku i dëmeve, por edhe nga disa elementë të tjerë, ku një rol të rëndësishëm luan fuqia motorike e mjetit. Sa më e madhe fuqia e motorit, aq më i lartë është primi i sigurimit.

Ndikim në tarifë ka edhe mosha e drejtuesit, ku grupmosha 18–21 vjeç paguan më shtrenjtë. Po ashtu, drejtuesit me deri në dy vite eksperiencë në drejtim të mjetit tarifohen më tepër krahasuar me ata me eksperiencë më të gjatë.

Edhe përdorimi i mjetit është një faktor tjetër përcaktues: automjetet në pronësi të subjekteve tregtare paguajnë më shumë sesa ato në pronësi të individëve. Ndërkohë, qarku i regjistrimit ndikon në koston e sigurimit, ku mjetet e regjistruara në qarqet Berat, Dibër dhe Kukës përfitojnë tarifa më të ulëta.

Sipas AMF-së, vjetërsia e mjetit është gjithashtu një element kyç, pasi makinat e reja kanë prim më të ulët sigurimi krahasuar me mjetet e vjetra.

Shoqëritë e sigurimit janë të detyruara të publikojnë në faqet e tyre zyrtare tabelat me koeficientët e riskut, si dhe shembuj konkretë të përllogaritjes së primit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026