Po kryheshin punime në Elbasan–Cërrik, përplasen tre automjete, lëndohen tre persona

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
14 Janar 2026 | 11:38

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin Elbasan–Cërrik, ku shkak dyshohet të ketë qenë prania e baltës në rrugë.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa si pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dëshmitarë nga vendngjarja bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur pranë një kantieri privat, ku po kryhen punime ngjitur me rrugën. Ata theksojnë se punimet vijojnë edhe gjatë natës dhe se rreth orës 00:00 rruga ishte pothuajse e pakalueshme për shkak të baltës së hedhur nga kamionët që lëviznin drejt lumit Shkumbin, duke krijuar rrezik serioz për sigurinë e qarkullimit rrugor.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë përkatëse.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Në aksin rrugor “Cërrik–Elbasan” janë përplasur tre automjete, me drejtues shtetasit A. M., 42 vjeç, E. E., 21 vjeç dhe K. H., 25 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi K. H., si dhe dy pasagjerë që udhëtonin në automjetet me drejtues shtetasin K. H. dhe E. E., të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026