Gjendet trupi i pajetë i një burri në Qipro, dyshohet se i përket biznesmenit të zhdukur rus

14 Janar 2026 | 20:23

Një trup i pajetë është gjetur në zonën Avdimou të Qipros, duke i vënë autoritetet në gatishmëri. Sipas mediave vendase, trupi u zbulua nga një qytetar në plazh. Autoritetet kanë dyshime se trupi i pajetë mund të lidhet me zhdukjen misterioze të biznesmenit 56-vjeçar rus, Vladislav Baumgartner.

Trupi i gjetur është në një fazë të avancuar dekompozimi, gjë që aktualisht e bën të pamundur identifikimin e tij të menjëhershëm. Autoritetet e kanë transferuar trupin në morgu, në mënyrë që të enjten, të kryhet autopsia.

Për momentin, Policia nuk ka konfirmuar nëse trupi i përket biznesmenit 56-vjeçar. Sipas Zyrës së Mjekut Ligjor të Limasolit, deri më tani nuk është përjashtuar asnjë mundësi në lidhje me shkakun e vdekjes së burrit të panjohur.

Sipas raportit zyrtar të Policisë së Qipros, 56-vjeçari mungon nga vendbanimi i tij në Limasol që nga 7 janari. Ai përshkruhet si afërsisht 1.90 m i gjatë, me trup të hollë, me flokë gri, ndërsa në kohën e largimit të tij kishte veshur pantallona të shkurtra të zeza dhe një bluzë të zezë me mëngë të shkurtra.

Kërkimet për biznesmenin u ndërprenë në momente të ndryshme kohore për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe motit të keq.

Qiproja prej ditësh është vënë në gatishmëri të shtuar, ndërsa autoritetet po hetojnë dy raste misterioze dhe potencialisht të lidhura me njëra-tjetrën, vdekjen e një zyrtari të lartë në Ambasadën Ruse në Nikozi dhe zhdukjen e një biznesmeni rus në Limasol.

Një zyrtar i lartë i Ambasadës së Federatës Ruse në Nikozia u gjet i vdekur brenda zyrës së tij në mesditën e së enjtes, më 8 janar 2026. Ambasada ruse informoi autoritetet se vdekja ishte pasojë e vetëvrasjes.

Gjithashtu u raportua se ambasadori rus la një letër, e cila sipas ambasadës, do të dërgohet direkt në Moskë dhe nuk do t’u jepet autoriteteve. Në të njëjtën kohë, autoritetet po hetojnë edhe zhdukjen e biznesmenit rus Vladislav Baumgertner.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026

Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez të mërkurën, 24 qershor, hodhi poshtë akuzat për “korrupsion të përhapur” kundër socialistëve të tij, pasi një ish-ndihmës i lartë u...
18:14 | 24/06/2026