“A do largohen Veliaj dhe Beqja nga burgu i Durrësit?”, gazetari Ferhati jep detajet

14 Janar 2026 | 20:57

Këtë të mërkurë, në Now në Euronews Albania, me moderatore Erla Mëhillin, ka folur gazetari Eni Ferhati lidhur me të dhënat e fundit që vijnë nga ngjarjet në paraburgimin e Durrësit pas arratisjes së Altin Ndocit. Ferhati tha se disa të burgosur të klasifikuar si pjesë e grupeve kriminale po transferohen në burgun e Fierit. Sipas informacionit të gazetarit, nuk po transferohen zyrtarë të lartë të dënuar.

“Po transferohen nga burgu i Durrësit në burgun e Fierit. E theksoj se janë elementë të dyshuar si pjesë e grupeve kriminale; nuk bëhet fjalë për personazhe VIP apo politikanë. Këtu i referohem Erion Veliajt, Ilir Beqajt dhe disa zyrtarëve të lartë që ndodhen në burgun e Durrësit. Kjo situatë lidhet me elementë sigurie pas arratisjes së Altin Ndocit. Është hera e parë që bëhen transferime në një burg tjetër”, – tha Ferhati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026