“Plumbi i Artë”/ Diskutohet në seancë arratisja e Altin Ndocit, çfarë thanë palët dhe vendimi i gjykatës

15 Janar 2026 | 12:05

Këtë të enjte nisi në GJKKO seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”. Në sallë u lexua shkresa e Burgjeve, sipas së cilës Altin Ndoci nuk mund të shoqërohet, pasi është arratisur dhe është person i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

Pas kësaj, fjalën e mori avokati i tij, Aldo Shkëbi, i cili i kërkoi gjykatës t’i dërgojë kërkesë policisë për të dhënë informacion sipas procedurës, sepse, sipas tij, Altin Ndoci mund të jetë edhe në banesën e tij.

Prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu, tha se duhet të kërkohet informacion nga Policia e Shtetit mbi rezultatet e kërkimit për shtetasin Altin Ndoci.

Ndërkohë, prokurori tjetër i çështjes, Behar Dibra, theksoi se nëse ai ka pasur dijeni për këtë seancë para arratisjes, kjo nuk përbën asnjë shkak ose problem për moszhvillimin e saj, duke pasur parasysh që Ndoci vetëm një herë është paraqitur fizikisht në procesin e dosjes “Plumbi i Artë”.

Ndërsa seanca u shty për më datë 20 janar, GJKKO vendosi që në lidhje me Altin Ndocin të përsëritet njoftimi për paraqitje, dhe kjo shkresë t’i dërgohet Drejtorisë së Policisë së Shtetit, Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe komisariatit.

Ndoci akuzohet nga SPAK për vrasje, pjesëmarrje në grup kriminal etj. Ai është në gjykim si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë” për masakrën e Bradasheshit, ku mbetën të vrarë vëllai i Erion Alibejt, Endrit Alibejt, xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri, dhe një shtetas turk.

Altin Ndoci konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, ndërsa u arratis të martën nga spitali infektiv i Durrësit, ku kishte shkuar për një vizitë mjekësore, i shoqëruar nga punonjësit e policisë së Burgut të Durrësit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagoset 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në në lagjen “Sanxhaku” të Laçit. Sipas informacioneve paraprake, i riu...
19:51 | 25/07/2026

Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të shtune në malin e Çipinit. Flakët raportohen se kanë rënë në një lartësi të konsiderueshme,...
19:04 | 25/07/2026

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026