Zgjedhjet në landin Saksoni-Anhalt vënë në provë Gjermaninë përpara zgjedhjeve të shtatorit

6 Qershor 2021 | 15:00

Qytetaret në landin e Saksoni-Anhalt në Gjermani u drejtohen sot qendrave të votimit në provën e fundit të opinionit publik përpara zgjedhjeve kombëtare të shtatorit, që mund të shkaktojë një goditje për shpresat e konservatorit Armin Laschet për të pasuar Kancelaren Angela Merkel.

Sondazhet në këtë shtet tregojnë një epërsi të vogël për Demokristianët (CDU) të Laschet dhe Merkel, por Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) është  vetëm 1 pikë përqindje prapa në sondazhin përfundimtar.

Kryetari i CDU dhe Kryeministri i shtetit  të Saksonia-Anhalt gjatë hedhjes së votës u shpreh se ai kishte bërë gjithçka për të bindur njerëzit për nevojën e një qeverie të qëndrueshme dhe demokratike.

Zgjedhjet në këtë land në qendër të Gjermanisë janë të fundit përpara zgjedhjeve për Bundestagun në shtator.

Një fitore për AfD në Saksoni-Anhalt do të shënonte herën e parë që partia do të merrte më shumë vota në një zgjedhje shtetërore – dhe kjo do t’i jepte kësaj force një nxitje të madhe përpara zgjedhjeve federale.

Për CDU-në, mos fitimi do të ishte një katastrofë dhe do të çonte në një debat të brendshëm në lidhje me drejtimin e partisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026