Zëdhënësja e KE Ana Pisonero për Euronews: Po monitorojmë zhvillimet në Shqipëri

3 Mars 2020 | 07:32

Gazetari dhe korrespondenti i Euronews Albania në Bruksel Ernest Bunguri ka pyetur zëdhënësen e Komisionit Evropian, Ana Pisonero-n mbi manifestimin e thirrur dje nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Komentin znj. Pisonero e bëri para se të niste tubimi presidencial në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aty ku krahas firmosjes së dekretit për kthimin e ligjit të betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetutës i përcolli një ultimatum të qartë mazhorancës, ndërsa i kërkoi që brenda 15 marsit të tërhiqet dhe mos të rrëzojë dekretin e tij.  Zëdhënësja e Komisionit Evropian tha se KE-ja po monitoron zhvillimet dhe situatën politike në Shqipëri.

Jemi në dijeni të protestës së thirrur më 2 mars dhe do t’i ndjekim zhvillimet. Kemi bërë vlerësimet tona se ku qëndrojnë vendet, programi që është bërë, dhe kjo është ajo që mund të themi deri tani”, tha ajo

Prononcimi i zëdhënëses së Komisionit Evropian:

Ernest Bunguri: Ju sapo bëtë publike të dhënat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në veçanti për Shqipërinë për të dytin vit dhe rekomandimin e tretë të njëpasnjëshëm nga Komisioni Evropian, sidomos kur bëhet fjalë për reformën e drejtësisë dhe institucionet e reja të cilat janë krijuar në vend së bashku me Komisionin Evropian. Gjithashtu, sot në Shqipëri do të zhvillohet protesta presidenciale, pasi presidenti i vendit shprehet se mazhoranca në Shqipëri I ka të gjitha institucionet, përfshirë edhe institucionin e ri të drejtësisë. Cili është qëndrimi i Komisionit duke e ditur se ju jeni plotësisht të përfshirë në krijimin e këtyre institucioneve dhe në punën për reformën në drejtësi në Shqipëri?

Ana Pisonero: Jemi në dijeni të protestës së thirrur më 2 mars dhe do t’i ndjekim zhvillimet. Kemi bërë vlerësimet tona se ku qëndrojnë vendet, programi që është bërë, dhe kjo është ajo që mund të themi deri tani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026