Gjirokastër, gjeologët apelojnë për investime në zonat e rrezikuara nga erozioni 

17 Janar 2026 | 14:36

Shirat intensivë të këtij dimri kanë shkaktuar rrëshqitjen e masiveve të dherave dhe inerteve në Gjirokastër. Specialistët gjeologë apelojnë  për zbatimin e investime në zonat e prekura nga erozioni duke parandaluar rrezikshmërinë për banorët. 

“Të marrim masa mbrojtëse të cilat konsistojnë në projektet dhe investimet që duhen për tu mbrojtur nga këto fenomene të natyrës, kryesisht duhet përqendruar tek kontrolli i vazhdueshëm i specialistëve të mjedisit, gjeologjisë dhe inxhinierëve të ndërtimit me qëllim që mos ti lënë kur ndodh një fatkeqësi, kur jemi në prag të fatkeqësisë natyrore”, tha Çano Nora, specialist gjeolog.

Ekspertët apelojnë për mbrojtjen e mjedisit, mosdepozitimin mbetjeve urbane në shtretërit e përrenjve si dhe zgjerimin e sipërfaqeve të pyllëzuara për parandalimin e dëmeve nga përmbytjet

“Për t’u mbrojtur nga këto fatkeqësi natyrore, nga shirat  siç ndodhi këtë vit në Gjirokastër përveç përrenjve që duhet të jenë të pastër sepse përrenjtë nuk janë kazanë plehrash që merr dhe hidh mbetje të llojeve të ndryshme, të mos hidhen mbetje, të drenazhohen ujërat dhe të mos priten pemët”, u shpreh gjeologu.

Reshjet intensive të ditëve të fundit shkaktuan probleme të theksuara në Gjirokastër ndërsa u përmbytën dhe u dëmtuan shumë banesa dhe biznese.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026