Kush janë anëtarët e Bordit Ekzekutiv për Gazën të shpallur nga Shtëpia e Bardhë
Shtëpia e Bardhë ka publikuar emrat e anëtarëve që do të bëjnë pjesë në Bordin Ekzekutiv për Gazën, një strukturë e re e administruar nga presidenti amerikan Donald Trump. Ky bord do të mbikëqyrë punën e një komiteti teknokratësh të ngarkuar me qeverisjen e përkohshme dhe rindërtimin e Gazës.
Secili anëtar i bordit do të ketë përgjegjësi për një portofol të veçantë, që konsiderohet kritik për stabilizimin e rajonit, por ende nuk është e qartë se kush do të marrë çfarë detyre.
Anëtarët kryesorë të bordit përfshijnë:
Sir Tony Blair, ish-kryeministrin britanik dhe i dërguar për Lindjen e Mesme i Kuartetit Ndërkombëtar (OKB, BE, SHBA, Rusia). Ai është i vetmi anëtar themelues që nuk është shtetas amerikan
Marco Rubio, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, një figurë qendrore në politikën e jashtme të administratës Trump
Steve Witkoff, miliarder dhe partner golfi i Trump, i përfshirë në negociatat ndërkombëtare për paqen
Jared Kushner, dhëndri i presidentit, i njohur si ndërmjetës në konflikte si Rusi-Ukrainë dhe Izrael-Gaza
Marc Rowan, CEO i firmës së madhe të kapitalit privat Apollo Global Management
Ajay Banga, president i Bankës Botërore, me eksperiencë të gjatë në këshillimin e liderëve amerikanë
Robert Gabriel, këshilltar i sigurisë kombëtare në SHBA dhe bashkëpunëtor i gjatë i Trump
Bordi do të punojë gjithashtu me një komitet palestinez prej 15 anëtarësh, të quajtur Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG), i drejtuar nga Ali Shaath, ish-zëvendësministër i Autoritetit Palestinez. Ky komitet do të menaxhojë punën e përditshme të qeverisjes në Gaza.
Për momentin, në bord nuk ka asnjë palestinez ose grua, por Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se anëtarë të tjerë do të njoftohen në javët e ardhshme.
Qeveria franceze do të përballet me votë mosbesimi, shkak mënyra sesi përballoi valën e të nxehtit
Aeroportet evropiane në alarm, sistemi EES sjell vonesa dhe radhë të gjata
Firma e Bitcoin-it e promovuar nga Nigel Farage humb 15% të vlerës së aseteve
- 17:31 Qeveria franceze do të përballet me votë mosbesimi, shkak mënyra sesi përballoi valën e të nxehtit
- 17:26 Aeroportet evropiane në alarm, sistemi EES sjell vonesa dhe radhë të gjata
- 17:26 Firma e Bitcoin-it e promovuar nga Nigel Farage humb 15% të vlerës së aseteve
- 17:18 Hajime Moriyasu: Më duhet kohë për të vendosur për të ardhmen time si trajner i Japonisë
- 17:06 Lumasi me prodhim të bollshëm pjeshke, fermerët ankohen për çmimin e ulët të shitjes
- 17:03 Drejtori i Policisë Hitaj viziton sërish efektivët e lënduar pas protestës para Parlamentit