Gazetari Cani komenton rezultatin e zgjedhjeve në landin Saksoni-Anhalt në Gjermani

7 Qershor 2021 | 10:37

Bahri Cani, gazetar i Deutsche Welle komentoi në Euronews Albania rezultatin e zgjedhjeve në landin Saksoni-Anhalt, ku shumicën e votave e mori partia e CDU-së nën drejtimin e Reiner Haseloff.

Cani u shpreh se marrja e 37% të votave nga ana e CDU në këtë land është një rezultat që nuk e kishte pritur askush.

“Ajo që është me rëndësi për këtë land, është që partia radikale e djathtë AFD ka shënuar vetëm më pak se 21%, pra është një humbje e forcave radikale të djathta. Humbja më e madhe është partia e majtë, po ashtu edhe socialdemokratët kanë shënuar një humbje të thellë. Janë futur në parlament ekologjistët me 6%”, tregoi z. Cani.

“Këto zgjedhje luajnë një rol të rëndësishëm në aspektin psikologjik për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 26 shtator”, shtoi ai më tej, duke theksuar se ndër gabimet më të mëdha të CDU-së në këtë land ishte mënyra e menaxhimit të pandemisë.

Sipas tij, CDU dhe simotra e saj SCU kanë pasur grindje shumë serioze, për shkak të kandidatit të ardhshëm të këtij unioni.

LEXONI GJITHASHTU:

CDU fiton në Saksonin-Anhalt, siguron 36% të votave, lë pas AFD-në e të Gjelbrit

CDU projektohet fituese e zgjedhjeve në landin e Saksoni-Anhalt në Gjermani

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026