Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Komisioni “Xhafaj” nis vëzhgimet në terren

19 Janar 2026 | 16:18

Me kërkesë të Këshillit të Lartë Gjyqësor deputetë të mazhorancës dhe opozitës do të shohin nga afër kushtet e sigurisë në disa prej gjykatave kryesore të vendit.

Deri në fundin e muajit janar, anëtarët e komisionit “Xhafaj” do të bëjnë një vëzhgim të mjediseve ku kryhen seancat gjyqësore.  Qëllimi është për të parë nëse elementët e sigurisë si për njerëzit e drejtësisë dhe qytetarët në proces janë të garantuara. 

Në përfundim të këtij kontrolli parlamentar, komisioni “Xhafaj” do të bëjë një raport për kuvendin.

Të marten, i njëjti komision do të rikthejë diskutimin për disa ndryshime në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. 

Nisma për të ndërhyrë në ligjet e reformës së drejtësisë është kundërshtuar nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve. Ajo pretendon se zgjedhja e kryetarëve të Gjykatave të Shkallës së Parë dhe Apelit bëhet nga KLGJ.

Sipas shoqatës ndryshimet e kërkuara në ligj i konfirmojnë ata si kryetarë të emëruar deri në 31 dhjetorin e 2028-ës, duke shmangur garën për drejtuesit e rinj në sistemin gjyqësor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026