Ndërprenë shërbesën në një kishë në Minesota, nën hetim protestuesit

19 Janar 2026 | 20:57

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka njoftuar se ka hapur një hetim ndaj protestuesve që ndërprenë një shërbesë të së dielës në një kishë në shtetin e Minesotës, mes dyshimeve se një nga pastorët e saj bashkëpunon me agjencinë e Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE).

Pamje video nga ngjarja tregojnë protestues që hynë brenda kishës gjatë shërbesës, duke brohoritur “ICE jashtë” dhe “Drejtësi për Renee Good”, një grua që u vra nga një agjent i ICE-së në Minneapolis në fillim të këtij muaji.

Zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë i kanë akuzuar protestuesit për “përdhosje të një shtëpie adhurimi” dhe kanë bërë të ditur se ata do të hetohen për shkelje të të drejtave civile. Autoritetet theksojnë se ndërprerja e shërbesave fetare përbën shkelje serioze të ligjit federal.

Protestat kundër ICE-së kanë vazhduar në Minesota dhe në shtete të tjera, në kuadër të kundërshtimeve ndaj politikave të ashpra të imigracionit të administratës së presidentit Donald Trump. Sipas raportimeve, Pentagoni ka vendosur rreth 1.500 ushtarë në gatishmëri për një dislokim të mundshëm, nëse situata përshkallëzohet.

Të dielën, Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, deklaroi se autoritetet do të përdorin “forcën e plotë të ligjit federal” kundër demonstruesve që ndërprenë shërbesën në Kishën e Qyteteve në St. Paul, pranë Minneapolisit, duke paralajmëruar se akte të tilla nuk do të tolerohen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026