Fjalët e kritikuara në fjalorin e madh të gjuhës shqipe dhe ndryshimet e tyre
Interes dhe reagime të shumta ka ngjallur Fjalori i Madh i Gjuhës shqipe i publikuar vetëm pak ditë më parë. Me rreth 105 mijë fjalë, ai konsiderohet një nga projektet më të rëndësishme për gjuhën shqipe në dekadat e fundit.
Por, përveç vlerësimeve, fjalori ka hapur edhe debate. Nga përdorues të ndryshëm online është vënë re se fjalë të caktuara nuk jepen në fjalor me të gjithë shpjegimet e tyre dhe kontekstin në të cilin përdoren.
Një shembull i tillë është fjala negër, që në fjalor barazohet me fjalën “zezak”, duke mos thënë asgjë më tepër për ngjyrime të ndryshme, edhe raciste, që mbartin në të vërtetë të të dyja fjalët.
Një tjetër fjalë që ka hapur diskutime është “agjërim”. Në fjalor shpjegohet si “veprimi kur agjëroj ose agjërohet” dhe më pas thuhet: “Mosngrënie, mospirje dhe moskryerje e marrëdhënieve intime nga agimi në perëndim në muajin e Ramazanit, si detyrim fetar i fesë islame i përcaktuar në Kuran.”
Përmes këtij shpjegimi, kjo fjalë lidhet rreptësisht me fenë islame, ndërkohë që njihet botërisht se agjërimi ishte një praktikë dhe e paganëve, apo dhe feve të tjera, ndonëse ato mund të përdorin një tjetër terminologji.
Jo më pak problematike, duket të jenë edhe ngjyrimet që u jepen fjalëve të caktuara, duke dhënë shembuj përdorimi të tyre, siç ndodh përshembull me fjalët “djalë” apo “vajzë”, të cilat duken se krijojnë diferencime gjinore.
Fjala parti, shpjegohej si një organizatë politike e një klase a shtrese shoqërore, që ka programin e statutin e vetë dhe që lufton për të mbrojtur interesat e klasës a të shtresës shoqërore, në kundërshtim me shpjegimin juridik dhënë për partitë politike.
Pas kritikave, në fjalor u reflektua një ndryshim, duke e përcaktuar tashmë partinë si organizatë njerëzish me bindje të caktuara politike që garon në zgjedhje për të fituar vende në qeverinë lokale ose kombëtare.
Ndërkohë në fjalor mungojnë shumë fjalë të cilat konsiderohen si sharje apo “fjalë të turpshme”. Përveç këtyre ka dhe shumë fjalë të tjera që ngrenë nevojën për pyetje e për konsultim.
Megjithatë ky fjalor është në formë projekti dhe është i hapur për sugjerime, gjatë 9 muajve që do të qëndrojë online, për t’iu nënshtruar rishikimit, përgjatë 3-4 muajve e më pas fjalori do të botohet në letër si dëshmi e gjuhës së sotshme shqipe.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet