Danimarka përforcon ushtrinë në Groenlandë, mbërrijnë trupat në Nuuk
Trupa shtesë daneze mbërritën në Groenlandë të hënën në mbrëmje, ndërsa presidenti i SHBA-së Trump vijon të këmbëngulë në dëshirën e tij për të aneksuar territorin gjysmë-autonom.
Komanda Daneze e Mbrojtjes postoi pamje në X ku shihen ushtarë, të veshur me uniforma luftarake të gjelbra, duke zbarkuar nga të paktën dy aeroplanë.
Më herët, një zëdhënës i ushtrisë daneze thase do të ketë një rritje të konsiderueshme të numrit të trupave daneze në Grenlandë, ndërsa konfirmoi se ushtarët po dislokoheshin në ishullin Arktik të hënën.
Një kontingjent ushtarak francez prej 15 trupash mbërriti më 15 janar në kryeqytetin e Groenlandës, Nuuk. Disa shtete evropiane dërguan ushtarë në Groenlandë si pjesë e një të ashtuquajturi mision zbulimi.
Personeli përbëhej me trupa nga Gjermania, Suedia, Norvegjia, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar. Ky mision erdhi pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump vazhdon të ushtrojë presion për marrjen e ishullit Arktik.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania