Mungesa e dëmshpërblime pas përmbytjeve, fermerët e Maliqit dalin në protestë
Fermerët e fushës së Maliqit dolën këtë të martë në një protestë për të kërkuar dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit. Ata paralajmërojnë se mungesa e ndihmës ekonomike po i lë pa asnjë alternativë dhe kërcënon falimentimin e fermave në juglindje.
Brenda pak muajsh, fermerët e kësaj zone janë përballur me dy përmbytje të radhës, duke humbur të mbjellat dhe duke pësuar dëme të konsiderueshme ekonomike. Përmbytjet sipas fermerëve kanë shkaktuar dëme të parikuperueshme në prodhimet bujqësore.
Një tjetër arsye e kësaj proteste është mungesa e subvencioneve dhe e naftës, një problem që mbetet i pazgjidhur mes fermerëve që kanë marrë toka me qera dhe qeradhënësve. Nga reshjet e muajit Nëntor dhe Janar, vetëm në fushën e Maliqit janë përmbytur 4,000 hektarë, ndërsa rreth 2,500 hektarë mbeten ende të përmbytura.
Bashkia e Maliqit, në bashkëpunim me drejtorinë e ekstensionit bujqësor, ka ngritur grupe për verifikimin e dëmeve, me qëllim dëmshpërblimin e fermerëve të prekur.
Julian Guri, fermer nga Maliqi, deklaron se ka humbur rreth 250 milionë lekë, dhe pa dëmshpërblime të menjëhershme, falimentimi i biznesit të tij është i pashmangshëm.
Ekspertët sugjerojnë që një zgjidhje e qëndrueshme do të ishte përfshirja e tokave bujqësore në skema sigurimi të mbështetura nga shteti, për të garantuar mbrojtje ndaj katastrofave natyrore dhe stabilitet ekonomik për fermerët.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta