Policia iraniane u jep tre ditë kohë për t’u dorëzuar të rinjve që “u përfshinë pa dashje në trazira”
Shefi i policisë së Iranit u dha tre ditë afat atyre që “përfshihen pa dashje në trazira” dhe të dorëzohen tek autoritetet.
“Të rinjtë që përfshihen pa dashje në trazira konsiderohen njerëz të mashtruar, jo ushtarë armiq”, tha Ahmad Reza Radan në televizionin shtetëror. Ai siguroi se atyre do t’u jepet “më shumë butësi”.
Qeveria iraniane thotë se “trazirat” po manipulohen nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli dhe po i shndërrojnë protestat paqësore në “trazira”.
Zëdhënësi i gjyqësorit Asghar Jahangir përsëriti se të arrestuarit do të gjykohen shpejt, duke paralajmëruar se disa nga akuzat mbartin dënimin me vdekje.
Irani po përballet me një lëvizje të madhe antiqeveritare që filloi më 28 dhjetor në Teheran nga tregtarët që protestonin kundër kostos së lartë të jetesës.
Të premten e kaluar, agjencia e lajmeve Tasnim e Iranit raportoi se rreth 3,000 persona ishin arrestuar deri më tani, por grupet e të drejtave të njeriut thonë se janë arrestuar 20,000.
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet