Zbulohet laborator droge në Sarandë, arrestohet administratori i pallatit, 4 në kërkim

20 Janar 2026 | 16:38

Policia e Sarandës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Administratori”, në kuadër të goditjes së veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione nga inteligjenca informative dhe verifikime në terren.

Policia e Sarandës ka realizuar një operacion policor teksa në katin e nëntë të një pallati 9-katësh në lagjen nr. 2 të qytetit të Sarandës, në dy apartamente, u zbuluan ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike.

Kultivimi i tyre ishte i përshtatur me anë të llambave elektrike, si dhe për tharjen dhe përpunimin e tyre me qëllim shitjen. Nga hetimet rezultoi se këto ambiente furnizoheshin me energji elektrike përmes lidhjeve të paligjshme.

Si rezultat, u arrestua shtetasi E. B., 45 vjeç, banues në Sarandë, administrator i pallatit, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulsive telefonike”.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit E. Sh., 48 vjeç, S. H., 26 vjeç, T. M., 28 vjeç dhe A. M., 25 vjeçe, të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Në vijim të veprimeve procedurale, u procedua penalisht edhe shtetasja M. B., 45 vjeçe, bashkëshortja e të arrestuarit.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi 157 bimë narkotike të dyshuara kanabis, të kultivuara në vazo, 18 kilogramë lëndë narkotike kanabis në gjendje të thatë, si dhe një sasi të madhe pajisjesh të përdorura për kultivim, përpunim dhe ventilim, përfshirë llamba elektrike, kondicionerë, ventilatorë, filtra ajri, pajisje elektrike dhe aparate celulare.

Policia vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026