Athina në dilemë për Këshillin e Paqes të Trump, cilat vende refuzuan pjesmarrjen deri tani
Greqia dhe një numër vendesh të tjera ndodhen përballë një dileme të vështirë për shkak të presionit të ushtruar nga Presidenti amerikan Donald Trump për të siguruar mbështetje sa më të gjerë për krijimin e të ashtuquajturit Këshill i Paqes.
Çështja pritet të jetë në qendër të diskutimeve deri të enjten, në kuadër të aktiviteteve në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Qeveria greke po shqyrton me kujdes propozimin e Trump, si në aspektin politik ashtu edhe në atë ligjor, ndërsa po koordinohet me partnerët e saj brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian. Qëllimi është formësimi i një qëndrimi përfundimtar, veçanërisht duke pasur parasysh rolin e Greqisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sipas informacioneve, Athina priret drejt refuzimit të ftesës, pasi vlerëson se nisma shmang dispozitat e qarta të Rezolutës 2803 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazën.
Fillimisht, Këshilli i Paqes ishte konceptuar si një mekanizëm i përkohshëm, i kufizuar vetëm në Rripin e Gazës dhe i bazuar në rezolutën përkatëse të OKB-së. Megjithatë, nga dokumentet shoqëruese të ftesës së dërguar nga Trump në rreth 60 vende, rezulton se propozimi shkon përtej kornizës fillestare, nuk kufizohet vetëm në Gaza dhe parashikon një kohëzgjatje të pacaktuar. Kjo ka krijuar përshtypjen se bëhet fjalë për një strukturë paralele me një organizatë ndërkombëtare me karakter të përhershëm, ku SHBA-të dhe vetë Donald Trump do të kenë rol udhëheqës.
Sipas burimeve diplomatike, mënyra se si janë formuluar ftesat dhe përzgjedhja e vendeve të ftuara nënkupton se një refuzim mund të perceptohet negativisht nga Presidenti Trump, me pasoja të mundshme për marrëdhëniet dypalëshe. Nga ana tjetër, pranimi i ftesës shihet si legjitimim i një procesi me të ardhme të paqartë dhe si një hap që mund të çojë në dobësimin e mëtejshëm të rolit të OKB-së.
Në kuadër të Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Franca janë orientuar drejt refuzimit të pjesëmarrjes në Këshillin e Paqes, ndërsa Hungaria ka deklaruar se do ta pranojë ftesën. Po ashtu, Shqipëria ka shprehur gatishmërinë për t’iu bashkuar nismës nga vendet evropiane. Vlerësohet se Presidenti Trump ka siguruar deri tani mbështetjen e të paktën 10 vendeve, me synimin për të vijuar me zbatimin e Këshillit të Paqes.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet