Spanja nën “mallkimin” e aksidenteve hekurudhor, një tjetër tren përplaset! Humb jetën makinisti

21 Janar 2026 | 07:36

Pas tragjedisë së Adamuzit, një tjetër aksident i rëndë hekurudhor është regjistruar në Spanjë, këtë herë midis stacioneve Sant Sadurní d’Anoia dhe Gelida, rreth 40 kilometra larg Barcelonës.

Sipas autoriteteve, një mur anësor i rrugës u shemb mbi shinat pak para kalimit të trenit Rodalies, linjë lokale e udhëtarëve e operuar nga kompania Renfe, që lidh Barcelonën me zonat periferike. Si pasojë, treni doli nga shinat. Dyshohet se shembja u shkaktua nga moti i keq që prej disa ditësh ka përfshirë zonën, pas mbërritjes së stuhisë “Harry”.

Bilanci i aksidentit është tragjik: drejtuesi i trenit humbi jetën, ndërsa 40 persona mbetën të plagosur. Prej tyre, katër ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, edhe në rajonin e Katalonjës është shënuar një tjetër incident hekurudhor. Një tren rajonal doli nga shinat midis stacioneve Blanes dhe Maçanet, por fatmirësisht pa të lënduar. Autoritetet bëjnë me dije se aksidenti u shkaktua nga shkëmbinj që ranë mbi shina pas stuhisë së fortë që goditi provincën e Gironës të martën.

Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e ngjarjeve dhe kanë paralajmëruar masa shtesë sigurie për qarkullimin hekurudhor në zonat e prekura nga moti ekstrem.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026