Qarkullonte me pistoletë në Kavajë, arrestohet 39-vjeçari
21 Janar 2026 |
08:54
Policia e Kavajës ka finalizuar operacionin e koduar “Drawer”, ku u arrestua në flagrancë një 39-vjeçar, i kapur duke qarkulluar me automjet dhe i armatosur me pistoletë.
Gjatë kontrollit të automjetit, uniformat blu gjetën një armë zjarri të fshehur në një ndarje speciale ndërmjet dy sediljeve, si dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan si prova materiale.
Personi i arrestuar është identifikuar si Q. B., 39 vjeç, banues në Durrës. Ndërkohë, pasagjeri i automjetit, 33-vjeçari E. B. nga Tirana, po procedohet penal për veprën “Moskallëzim i krimit”.
Operacioni bëri pjesë në goditjet e njëpasnjëshme të Policisë ndaj armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet operative për shtetasin e armatosur që qarkullonte me automjet.
Lajme të Sugjeruara
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.