Witkoff të enjten në Moskë, do të takohet me Putin
I dërguari special i Trump, Steve Witkoff ka deklaruar se do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin këtë të enjte.
Ai theksoi se janë rusët ata që po kërkojnë takimin. Sipas tij kjo është një deklaratë e rëndësishme nga pala ruse.
“Duhet të shkojmë ta takojmë të enjten”, tha Witkoff në një intervistë me CNBC, duke iu referuar Putinit.
Javën e kaluar, Kremlini njoftoi se po përgatitej të mirëpriste Witkoff dhe dhëndrin e Trump, Jared Kushner në Moskë për bisedime paqeje mbi Ukrainën, duke shtuar se nuk ishin caktuar data.
Kryenegociatori i Ukrainës, Rustem Umerov tha javën e kaluar se bisedimet me zyrtarët amerikanë për zgjidhjen e luftës gati katërvjeçare me Rusinë do të vazhdojnë në Forumin Ekonomik Botëror këtë javë në vendpushimin zviceran të Davosit.
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet