Trump “tallet” me presidentin e Francës: Çfarë dreqin i ndodhi Macronit?
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu referua syzeve të diellit që presidenti francez, Emmanuel Macron, mbajti gjatë fjalimit të tij në Davos të martën.
Trump imitoi presidentin francez, duke pyetur fillimisht “çfarë dreqin i ka ndodhur Macronit” pasi e pa atë me “syze dielli të bukura” dje.
“Më pëlqen, në fakt më pëlqen [kjo] është e vështirë për t’u besuar, apo jo?” thotë ai.
Trump diskutoi lidhur me ato që ai i konsideron çmime të fryra nga kompanitë farmaceutike, të cilat, sipas tij, ia kanë dalë mbanë me këtë mashtrim për një kohë të gjatë.
Presidenti amerikan shtoi se i tha Macronit të ulte çmimin e barnave përpara se të imitonte theksin e presidentit francez në disa raste, duke thënë “jo, jo, jo”.
Megjithatë, Trump tha se i urdhëroi Macronit “ta bënte shpejt” përndryshe do t’i vendoste Francës një tarifë prej 25% për mallrat e shitura në SHBA dhe një tarifë 100% për verërat dhe shampanjat franceze.
“Jo, jo, Donald, unë do ta bëj”, thotë Trump, duke imituar përsëri Macronin.
Trump iu referua disa herë Macronit, i cili me shumë gjasa po e shikonte në audiencë ndërsa ai e bënte këtë.
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid