Ministri i Jashtëm danez: Ambicia e Trump për të aneksuar Groenlandën “e pandryshuar”

21 Janar 2026 | 20:02

Ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen tha se siguria e Donald Trump se ai nuk ka ndërmend ta marrë Groenlandën me forcë “është pozitive”, edhe pse presidenti amerikan vazhdon të kërkojë aneksimin e ishullit Arktik nga Shtetet e Bashkuara. 

“Ajo që është e qartë nga ky fjalim është se ambicia e presidentit (Presidentit të SHBA-së Donald Trump) mbetet e pandryshuar”, u tha ministri i jashtëm danez gazetarëve.

“Është sigurisht pozitive, nëse e marrim të izoluar, që ai tha ‘nuk do të përdorim forcën ushtarake’ dhe sigurisht që duhet të merret parasysh, por kjo nuk e eliminon problemin “, shtoi ai.

Kreu i diplomacisë daneze përsëriti se Groenlanda nuk është në shitje dhe e ardhmja e popullit të saj nuk është në negociata.

Ai iu referua gjithashtu asaj për të cilën u ra dakord gjatë takimit midis tij, homologes së tij nga Groenlanda, Vivian Motzfeldt, zëvendëspresidentit të SHBA-së J.D. Vance dhe Sekretarit të Shtetit Marco Rubio më 14 janar në Uashington.

“Kjo marrëveshje parashikon diskutime të nivelit të lartë për të parë nëse mund t’u përgjigjemi shqetësimeve amerikane pa shkelur vijat tona të kuqe”, tha Rasmussen.

“Ne kurrë nuk do të negociojmë duke braktisur parimet themelore. Ne jetojmë në vitin 2026, në një rend ndërkombëtar të bazuar në sundimin e ligjit, sovranitetin e shteteve dhe të drejtën e popujve për vetëvendosje – një rend në ndërtimin e të cilit kontribuan vetë SHBA-të pas Luftës së Dytë Botërore”, shtoi ministri i Jashtëm danez.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026