“Momenti kur po rikrijohet bota”, Diplomati Bimo analizon Bordin e Paqes

21 Janar 2026 | 22:29

Roland Bimo, ish-ambasador i Shqipërisë  në SHBA, ka folur lidhur me Bordin e Paqes, ku presidenti amerikan ka formuar këtë trup këshillues për Gazën, si pjesë e fazës së dytë të armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të grupit Hamas.

Në analizën e tij, Bimo e cilëson këtë nismë si një moment kyç në riformatimin e rendit ndërkombëtar.

Më tej, ai vë në dukje rëndësinë se edhe vende të vogla si Shqipëria të jenë të pranishme dhe të përgatitura seriozisht në diskutime të tilla të ndjeshme.

Mbi të gjitha, ish-ambasadori shprehet se duhet të dimë se për çfarë bëhet fjalë në Bordin e Paqes, në mënyrë që të jepet nje kontribut sa më real.

“Trump ka marrë iniciativën për Bordin e Paqes, është momenti kur po rikrijohet bota. Mirë është të jemi. Edhe sikur po të mos ishim ftuar, duhet të bënim çfarë të mundim për të qenë prezent.

Pavarësisht se ne jemi një kokërr rëre në oqean, për shkak edhe të peshës ekonomike, politike apo kulturore.

Nga ana tjetër, duhet të jesh serioz, edhe për atë se për çfarë po diskutohet dhe propozohet. Është delicate tema. Duhet të dimë për çfarë bëhet fjalë dhe të japim nëj kontribut real.

Bordi i Paqes është një lloj rikrijimi i Kombeve të Bashkuara. Po të vijë puna te qëndrimet e Shqipërisë, një vend si ne që s’ka asnjëlloj koeficenti në përkrahjen që i ka bërë Izraelit për atë se çfarë ka ndodhur në Gaza…

Izraeli thishte se vendet e vogla duhet të jenë të përgatitura se çfarë mund ti gjejë. A jemi ne të përgatitur se çfarë mund të na gjejë me një rast të ngjashëm?

Shtetet e vogla mund të përballen me lloje të  ndryshme situatash.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026