Seanca për Bordin e Paqes, Balla: Moment historik! Bardhi: Ku qëndron urgjenca për ta përmbyllur sot këtë proces

22 Janar 2026 | 10:37

Seanca plenare në Kuvend është hapur me fjalën e kreu të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. Balla e ka cilësuar ftesën për “Bordin e Paqes” një moment historik dhe pozitiv për Shqipërinë.

“Sot Kuvendi thirret të marrë një vendim me një kërkesë të veçantë politike e historike, që shkon përtej rendit të zakonshëm të ditës ku Republika e Shqipërisë dhe Rama kanë ftuar të jenë anëtar të Bordit të Paqes.

Vlerësim i drejtpërdrejtë për rolin e Shqipërisë dhe një shënon një moment të pa precedent pozitiv ku Shqipëria shihet si faktor që ndikon në paqe, e jo më një shtet periferik.

Trump e cilëson këtë nismë si një përpjekje historike dhe madhore si një qasje e re në ndërtimin e paqes, kudo ku sot ka konflikte, me një fokus të veçantë në Gaza. Jo më vëzhgues, jemi ftuar si bashkë themelues”, tha Balla.

Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ngriti pyetjen se pse është urgjente të shqyrtohet ky projekt ligj për Bordin e Paqes 12 orë pasi Këshilli i Ministrave e kaloi në Kuvend.

Sipas tij Kuvendi me kërkese të Këshillit te Ministrave mund te shqyrtojë dhe miratoje një projekt ligj me procedurë të përshpejtuar por jo më parë se një jave nga procedura e shqyrtimit.  Ai iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi se Kushtetuta kështu e ka përcaktuar.

“Qytetarët e dëgjuan hartimin por nuk dëgjuan asnjë fjalë se ku qëndron nxitimi i Shqipërisë  për ta përmbyllur këtë proces sot. Në 10 minuta fjalë së për çfarë arsye dhe ku qëndron urgjenca e shqyrtimit e këtij projektligji me rëndësi historike tha kolegu. 140 deputetë duhet ta votojnë 12 orë në total pasi ka mbërritur nga Këshilli i Ministrave.

Dëgjuat ndonjë argument. Nuk mund të vihet e të bëhet propagandë, nuk mund të talleni me SHBA e të dilni për arritjet historike kur para pak vitesh e keni quajtur presidentin e SHBA turpin e njerëzimit”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026