Bardhi në Kuvend: Pse nuk është Rama në Davos të firmosë si Vjosa Osmani
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi pas rinisjes së seancës në Kuvend nga ngritur pyetjen se përse kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në Davos. Bardhi mori shembull presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e cila mori pjesë në nënshkrimin e “Bordit të Paqes”.
“Pyetja ime konsiston a e ka nënshkruar marrëveshjen kryeministri? Sepse Kuvendi hyn në procedurë miratimi pasi kryeministri të ketë nënshkruar marrëveshjen. Në dokumentacionin që keni sjellë në Kuvend nuk rezulton ta ketë nën shkruar marrëveshjen.
Marrëveshja e ka nënshkruar Osmani, sot në Davos me presidentin Trump edhe vendet themeluese sot ne Davos ne prezence te Trump. A mund ta dimë pse kryeministri i republikës është këtu dhe jo në Davos për të nënshkruar marrëveshjen me presidentin Trump që më pas ti jepet mundësia Kuvendit që të ratifikonte marrëveshjen e nënshkruar.
Pse Kosova është sot në Davos ndërsa lideri juaj, famozi global është këtu me Belindën dhe Taulanti, mungon vetëm Agasi”, tha ai.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta