Osmani firmosi për Bordin e Paqes, Spiropali: Kosova dhe Shqipëria nuk konkurrojnë njëra-tjetrën

22 Janar 2026 | 12:55

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka mbajtur fjalën e saj në seancën e sotme në Kuvend ku foli lidhur me nënshkrimin e “Bordit të Paqes” që u zhvilluar këtë të enjte në Davos. Diskutimi mes opozitës dhe mazhorancës u fokusua te fakti se Kosova firmosi nënshkrimin duke u përfaqësuar nga Vjosa Osmani.

Spiropali u shpreh se Shqipëria dhe Kosova janë 2 shtete sovrane me rrugë të ndryshme por me të njëjtin qëllim. Sipas saj vendet nuk konkurrojnë  por plotësojnë njëra-tjetrën.

“Sot nuk jam këtu vetëm për të paraqitur një akt ratifikimi por atë që ka efekt në atë se si Shqipëria shihet e dëgjohet në botë. Kështu qeshni ju gjithmonë para kohe. Shqipëria është e ftuar përtej simbolikës, është e ftuar jo vetëm, formalisht.

Në këtë sallë kemi dallime politike është normale, ajo që nuk është normale është ajo që
Bordi i Paqes nuk është alternativë është mekanizëm për ndërtimin e paqes. Nuk hyjmë të zëvendësojmë asgjë për për të ndërtuar paqen ku besojmë.

Shqipëria në Bordin e Paqes është më e besueshme për BE-në dhe tregon se merr përgjegjësi në arenën ndërkombëtare. Kosova ka pranuar dje ftesën për t’iu bashkuar nismës. Shqipëria dhe Kosova janë 2 shtete sovrane me rrugë të ndryshme por me të njëjtin qëllim. Nuk konkurrojmë njëra tjetrën por plotësojmë njëra tjetrën”, tha ndër të tjera ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026