Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”
Elbasani u bë mikpritës i promovimit të librit “Copëza Mozaiku”, të gazetarit dhe radiokronistit të njohur sportiv Ahmet Shqarri. Libri, i treti në radhë për autorin, vjen si një përmbledhje reflektimesh dhe analizash mbi sportin shqiptar, ku në qendër qëndrojnë figura të njohura të tij, por edhe problematika që vijojnë të shoqërojnë veçanërisht futbollin.
“Jam përpjekur të bëj diçka që të përmbledhë një histori të sportit në përgjithësi. Tematika është shumë e larmishme dhe përfshin edhe portrete të shquara të sportistëve shqiptarë. Gjendja e sportit, si para 30 vitesh, është edhe sot; nuk kanë lëvizur shumë gjëra. Mund të jetë ndërtuar ndonjë stadium, por më duket se sporti ynë është në gjendje mjerane. Flitet vetëm për kombëtaren. Kemi shpresa për Botërorin, por gjithsesi, të mbulohesh me lojtarë mediokër të marrë nga jashtë, pa ndonjë vlerë të veçantë, dhe të lësh talentet e Shqipërisë pa asnjë të ardhme, kjo nuk më duket aspak interesante”, tha Ahmet Shqarri.
Në aktivitet morën pjesë bashkëpunëtorë të tij, trajnerë, sportistë dhe dashamirës të sportit nga qyteti i Elbasanit dhe jo vetëm. Të pranishmit kujtuan me nostalgji copëza nga historia e tyre personale gjatë punës me Ahmet Shqarrin. Për punën dhe kontributin e tij ndër vite, mbi të gjitha si ideator dhe drejtues i emisionit ikonik në RTSH, “Nga njëra ndeshje në tjetrën”, folën bashkëpunëtorë të tij ndër vite. Sipas tyre, Shqarri zë një vend të veçantë në gazetarinë sportive shqiptare.
“Ahmeti ka vlera të veçanta që njihen nga pak njerëz. Në të gjithë spektrin e gazetarisë ai ka dhënë një kontribut të shquar dhe të veçantë, duke qenë një nga autorët e paktë që i është përkushtuar sportit në këtë mënyrë. Ky është një kontribut me vlerë të veçantë. Mund të them se kryefjala e librit është sporti dhe shoqëria”, tha Ylli Pepo.
“Shqarri është një nga figurat më të spikatura të sportit shqiptar në fushën e gazetarisë sportive, pasi është gazetari i parë i diplomuar në këtë fushë. Ai vjen sot me librin ‘Copëza Mozaiku’, një libër që i kushtohet sportit. E meriton padyshim një vlerësim të tillë dhe i urojmë të na përcjellë sa më shumë nga eksperienca e tij”, tha Genc Gripshi
Ky libër, me 298 faqe, është një përmbledhje selektive e artikujve të shkruar gjatë një karriere gati 50-vjeçare, duke u fokusuar kryesisht në fushën e sportit, por duke prekur edhe tema kulturore, sociale dhe patriotike. Siç sugjeron titulli, artikujt janë “copëza” që formojnë një mozaik të pasur të përvojave, ngjarjeve dhe reflektimeve, duke pasqyruar evolucionin e shoqërisë shqiptare nga periudha komuniste deri në ditët e sotme.
Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër
Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
- 14:19 Lavrov kundërshton Rubion: Putini dhe Trumpi arritën një mirëkuptim në Alaska për paqen në Ukrainë
- 14:15 SHBA shpreh interes për të organizuar Kupën e Botës 2038
- 14:04 Lidhjet me Epstein, miliarderi Leon Black do të merret në pyetje nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA
- 13:40 Zelenskyy miraton planin 40-ditor të Ukrainës për të rritur presionin ndaj Rusisë, çfarë po përgatit me të vërtetë Kievi?
- 13:39 Ekspedita detare pranë brigjeve të Brazilit zbulon 31 specie të reja (FOTO)
- 13:37 Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK