Censusi dimëror, rritet numri i shpendëve emigratorë në liqenin e Shkodrës
Për dy ditë me radhë, në Shkodër u zhvillua censusi dimëror i shpendëve ujorë në liqenin e Shkodrës, lumin Buna dhe liqenin e Vaut të Dejës.
Monitorimi u krye nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura Shkodër, në bashkëpunim me ekspertë të fushës, të organizuar në tre grupe pune në terren.
Sipas rezultateve paraprake, është konstatuar një rritje e numrit të shpendëve emigratorë në liqenin e Shkodrës.
Tonin Macaj, përgjegjës i sektorit të menaxhimit ADZM, thekson se kjo rritje lidhet edhe me temperaturat më të ulëta që kanë karakterizuar këtë vit, duke ndikuar në shtimin e pranisë së shpendëve shtegtarë në këtë zonë.
Ky është viti i 10-të që zhvillohet censusi dimëror i shpendëve, të cilët gjatë kësaj periudhe shtegtojnë nga Europa Veriore drejt vendit tonë, për të gjetur kushte më të përshtatshme për qëndrim.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.