Szunyog: Serbët e Mitrovicës së Veriut duhet të paguajnë faturat e energjisë elektrike

7 Qershor 2021 | 19:21

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, shkoi në veri te Mitrovicës për të dhuruar 8 kamionë për pastrimin e mbeturinave, por foli edhe për energjinë elektrike.

Pagesa e faturës së energjisë elektrike refuzohet nga serbët e veriut, madje shteti i Kosovës kohë më parë ndau 11 milionë euro për mbulimin e shpenzimit te rrymës në këtë pjese të vendit. 

Prandaj, diplomati evropian tha se shteti i Kosovës duhet të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme sa i përket çështjes së faturave të energjisë elektrike në veri të vendit.

“Sa i përket energjisë elektrike, mendoj se është e nevojshme të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme sa më shpejt që është e mundur, e cila në njërën anë do të ofronte furnizim të sigurt me energji elektrike, ndërsa në anën tjetër do të paguhej për energji elektrike, sepse është krejtësisht normale që njerëzit të paguajnë për të”, tha Szunyog.

Kjo temë duket se nuk i pëlqeu zv.kryeministrit te Kosovës Goran Rakiç. Ai tha se çështja e energjisë nuk ka lidhje fare me ceremoninë që po mbahej.

“Prapa nesh kemi tetë kamionë të ri për mbledhjen e mbeturinave dhe kjo nuk është e gjitha. Shpresoj se javët ose muajt në vijim do të hapim vendgrumbullimin e mbetjeve e cila do ta zgjidhë problemin e trajtimit të mbeturinave në veri”, tha ai.

Banorët e katër komunave në veri të Kosovës nuk kanë paguar faturat e shpenzuara të energjisë elektrike, kurse këto borxhe deri në fund të vitit 2017 u janë faturuar qytetarëve nga vendet tjera të Kosovës. Besohet se që nga përfundimi i luftës e deri më tani vlera e borxhit të energjisë elektrike në veri ka arritur vlerën e mbi 140 milionë euro. 

Ndërkaq të hënën Bashkimi Evropian i ka dhuruar veriut të Mitrovicës 8 kamionë për mbledhjen e mbeturinave. Ky donacion kap vlerën e 700 mijë eurove dhe është pjesë e projektit për menaxhimin e mbeturinave që financohet nga BE.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026