Tre punonjës policie në Vlorë në “arrest shtëpie” për korrupsion dhe shpërdorim detyre

24 Janar 2026 | 09:40

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ekzekutoi vendimin e GJKKO-së duke caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” ndaj tre punonjësve të policisë të Stacionit të Policisë Orikum:

  • D. L., Inspektor krimesh
  • A. J., Shef stacioni
  • A. F., Specialist i Policimit në Zonë

Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim dhe “Shpërdorim i detyrës.

Hetimet e SPAK zbuluan se në shtator të vitit të kaluar, punonjësit e policisë kishin kërkuar dhe marrë 270,000 lekë nga një shtetas, në këmbim të shmangies nga përgjegjësia penale. Pas disa muajsh hetime me metoda speciale, u dokumentua implikimi i tyre në veprime korruptive dhe shpërdorim detyre.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026