Mes bisedimeve për t’i dhënë fund luftës, Rusia bombardon Ukrainën
Rusia ka kryer sulme me dronë dhe raketa kundër Ukrainës gjatë natës, duke e vrarë një person dhe duke i plagosur 23 të tjerë, pavarësisht bisedimeve tripalëshe me Shtetet e Bashkuara që janë duke u zhvilluar për përfundimin e luftës.
Delegacione nga Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja u mblodhën të premten në Abu Dabi në bisedimet e para tripalëshe qëkurse Kremlini e nisi pushtimin e plotë të vendit fqinj në vitin 2022.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, e akuzoi të shtunën presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, se urdhëroi në mënyrë “cinike” sulme me raketa, ndërkohë që bisedimet mes palëve po vazhdonin në Abu Dabi.
“Ky sulm barbar edhe një herë dëshmon se vendi i Putinit nuk është në tryezën e paqes, por në bankën e të akuzuarve të një tribunali special”, shkroi Sybiha në platformën X.
Në shënjestër të sulmeve të Rusisë gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës ishin dy qytetet më të mëdha të Ukrainës, Kievi dhe Harkivi, ku u vra një person dhe u plagosën të paktën 23 të tjetër.
Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia kishte lëshuar 375 dronë dhe 21 raketa në këto sulme, të cilat edhe një herë kishin në shënjestër infrastrukturën energjetike, duke ndërprerë energjinë elektrike dhe ngrohjen për pjesë të mëdha të kryeqytetit.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të premten se është ende herët për të nxjerrë përfundime nga dita e parë e takimeve në Abu Dabi dhe i bëri thirrje Rusisë të tregojë se është e gatshme t’i japë fund luftës
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri