Apeli lë në fuqi masat e sigurisë për grupin “Rraja”, mes tyre djali i ish-deputetit të PS
Apeli i Posaçëm ka vendosur të lërë në burg 8 anëtarë të grupit kriminal të njohur si “Rraja”, të dyshuar për trafikim të 2.4 tonëve marijuanë e kokainë drejt vendeve të Bashkimit Europian, mes tyre edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.
Sipas njoftimeve zyrtare të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), grupi është i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike në disa episode gjatë viteve 2020-2021, ku sasia e drogës është nisur nga Shqipëria drejt Malit të Zi, Turqisë dhe Gjermanisë.
Hetimet zbuluan se në 3 nëntor 2020, autoritetet në Mal të Zi sekuestruan rreth 1.7 tonë marijuanë me destinacion Gjermaninë; më 23 nëntor 2020 në Holandë u kapën 475 kilogramë kokainë të nisura nga Ekuadori; ndërsa më 26 janar 2021, në Turqi u sekuestruan 236 kilogramë marijuanë.
Në dhjetor të vitit të kaluar u arrestuan me urdhër të SPAK disa prej të dyshuarve, përfshi Rexhep Rraja, Gazmir dhe Përparim Rraja, Islam Sefa, Jani Çavo, Aldo Gjini, Marvin Bushati dhe Zamir Aliaj. Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” ndaj këtyre personave, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës dhe veprime të tjera penale të lidhura me këtë aktivitet.
Hetimet kanë vënë në dukje se grupi përdorte rrugë të ndryshme trafiku ndërkombëtar dhe komunikime të koduara për të organizuar dërgesat, teksa autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjeve dhe kapjen e personave të tjerë nën hetim.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.