Burgu i Fushë Krujës në rikonstruksion, 142 të dënuar transferohen në Peqin e Durrës

24 Janar 2026 | 14:18

Mëngjesin e së shtunës ka nisur transferimi i 142 të burgosurve që vuajnë dënimin në burgun e Fushë-Krujës, drejt ambjenteve të burgut e Durrësit dhe të Peqinit. Vendimi vjen pas nisjes së rikonstruksionit të godinës së burgut të Fushë Krujës, thekson Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Nga 142 të burgosur, 57 u transferuan në burgun e Durrësit dhe 85 në atë të Peqinit.

Procesi është zhvilluar nën masa të shtuara sigurie dhe shoqërimi, nga forcat operacionale të sistemit të burgjeve, nën drejtimin e specialistëve përkatës.

Për garantimin e sigurisë gjatë lëvizjes, janë njoftuar dhe përfshirë Drejtoritë Vendore të Policisë në Tiranë dhe Elbasan, si dhe komisariatet përgjatë itinerarit të përcaktuar. Autoritetet bëjnë me dije se autokolonat kanë mbërritur pa asnjë problem në destinacionet përkatëse.

Në IEVP Durrës dhe IEVP Peqin janë zbatuar të gjitha procedurat standarde për pritjen, kontrollin dhe sistemimin e të dënuarve, nën mbikëqyrjen e drejtuesve të institucioneve respektive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026