Plagosje me thikë në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë

24 Janar 2026 | 21:12

Një plagosje me mjet prerës është regjistruar mbrëmjen e sotme në bulevardin “Ismail Qemali”. Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një konflikti mes dy individëve.

I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar nga shërbimet e Policisë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të incidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026